×
  • Show Time
  • Show Time

    ‘Game of Thrones’ habit fansat me detajin e çuditshëm në sheshxhirim, të gjithë po tallen

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 8:22

    Të dielën u dha seria e radhës e ‘Game of Thrones’, por diçka e çuditshme është kapur nga sytë e fansave në një prej skenave. Megjithëse shumë adhurues qëndruan deri vonë për ta ndjekur serinë plot me aksion, një detaj shumë zhgënjyes u kap nga pjesa më e madhe e tyre.

    Një gotë kafeje ishte në tavolinën ku po xhirohej një nga skenat më emocionuese dhe fansat shpërthyen në kritika. Shumë prej tyre janë tallur me faktin që koha kur supozohet se xhirohen ngjarjet është shumë larg lidhjes me atë gotë kafeje dhe duket sikur ka prishur magjinë.

    Megjithatë vëmendja dhe interesi ndaj serialit nuk ka rënë dhe ‘Game of Thrones’ vazhdon të jetë në majat e klasifikimeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!