×
  • Show Time
  • Show Time

    Gazeta zvicerane që ia zbuloi skandalet shkruan për vdekjen e babait të Loredanës: Fati godet reperen 23 vjeçare

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 14:29

    Reperja shqiptare që ditëve të fundit bëri bujë në mediat vendore dhe të huaja, për akuzat se kishte përvetësuar 700 mijë franga nga një çift zviceran, sot ka përjetuar ditën më të rëndë të jetës.


    Asaj i ka vdekur një nga personat më të dashur në jetë. Bëhet fjalë për babain e saj, lajmin për vdekjen e të cilit e ka bërë të ditur vetë Loredana përmes mediave sociale.

    “Faleminderit Baba që deri më sot ke bërë më të mirën për neve. Sot është Dita e Shelbumit dhe sot ike nga ne…Unë të dua ty dhe lutëm për ty ta kesh mirë atje lartë.  Për njerëzit e mi që në këto të vështira më ndihmojnë ju faleminderit nga zemra.”, ka shkruar Loredana.

    Lajmin për vdekjen e babit të Loredanës e ka publikuar edhe gazeta zvicerane 20 minuten.ch, e cila ishte media e parë që kishte publikuar skandalin për mashtrimet e saj në Zvicër, shkruan Reporteri.net.

    Kjo gazetë shkruan se në kohën kur për rreth tre javë, zyra e prokurorisë së Luzernit po e heton atë nën dyshimet për mashtrim, Loredana Zefi po përballet me një goditje veçanërisht të rëndë të fatit. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!