Gjira ka ‘thumbuar’ kolegët për klikime.
Çështja e klikimeve të artistëve tanë është diskutuar shumë shpesh, ngase shifrat e larta të tyre bëjnë të dyshosh se ato janë të rreme.
Madje, shumë prej këngëtarëve akuzohen haptas se po vjedhin klikime dhe për këtë edhe krahasohen me yjet botëror.
Rep-artistja Gjira, me anë të një postimi në Instagram, ka thumbuar kolegët duke i krahasuar me rastin e Beyonces, e cila me këngën e re mori vetëm 4 milionë klikime për një ditë.
“Ylli botëror-Qysh moj Beyonce veq 4 million per nje dit? Hajde n’Kosov se ktu dhez”, ka shkruar ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.