×
  • Show Time
  • Show Time

    Gold AG “godet” pridërit që i maskojnë fëmijët për Halloween

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 8:30

    Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, është i njohur për reagimet e tij të shumta në rrjetet sociale.


    Së fundmi, ai përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Instagram, ka reaguar rreth maskimeve që bëhen për festën e Halloweenit.

    Ai u bën thirrje prindërve që të kenë kujdes dhe të mos i shëmtojnë fëmijët e tyre për këtë festë.

    Reperi nga Presheva gjithashtu citon faktin se vezët që fëmijët që i gjuajnë për këtë festë, do ishte më mirë që t’u dërgoheshin familjeve në nevojë.

    “Kemi bërë bereqet të tepërt sa që vezët i hedhim pa menduar dy herë. Kudo në rrugë vezë të hedhura, goditen automjetet, kalimtarët e çdo fjë në qytet, fëmijët duken çdo ditë më të bukur se sot. Nuk e di si merret lakmi në të keqen, si do qoftë fëmijë e prind të nderuar vitin e ardhshëm për këtë “festë” kisha pas dëshirë ato vezë të tepërta që i keni ti mbledhim e ti japim te familjes që nuk i posedojnë gjërat elementare në tavolinë, dhe shpresoj që spaku një sevapë të vogël e fitojmë së bashku. RUANI FËMIJËT MOS I BONI ASHTU SIÇ NUK DO TI KISHIT DËSHIRUAR KUR TË KISHIN LINDUR”, ka shkruar Gold AG në InstaStory.

    Ndërkohë, shumë kolegë të tij zgjodhën maskime të shumta për këtë festë, duke marrë vëmendjen me personazhin që ata zgjodhën të dukeshin për këtë Halloween.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!