×
  • Show Time
  • Show Time

    Harrojeni Azetin, ky është reperi kosovar që po bën namin në Zvicër

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 15:24

    Ylli i ri i muzikës i cili tashmë ka hyrë në botën e showbizit dhe është bërë pjesë e estradës shqiptare, po pritet të bëjë bujë me këngët e tij.


    Është fjala për Rialt Muhaxherin i cili njihet me emrin artistik, REEALT. Ai është nga Ferizaji por jeton në Basel të Zvicrës, shkruan Reporteri.net

    Para pak ditësh ai ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor, projekt ky i cili pritet ta bëjë atë të njohur edhe në Kosovë dhe më gjerë.

    Kënga është e titulluar “Game Over”, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

    Kjo këngë ka arritur të pëlqehet mjaft shumë nga publiku dhe ka marrë klikime të shumta në kanalin zyrtar, Youtube.

    Përveq kësaj kënge, Reealt ka publikuar edhe disa këngë të tjera përmes të cilave këngëtari ka arritur të mbledhë një numër të madh të fansave.

    Ndryshe, këngëtari njihet me stilin, zërin dhe kreativitetin e tij në videoklipe./Reporteri.net/

    https://www.youtube.com/watch?v=94Z4GxxtZh8

    https://www.youtube.com/watch?v=OLA8PDxQ8EM

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!