×
  • Show Time
  • Show Time

    Harroni kosovarët me Lamborghini: Fation Kuqari filmon veten duke vozitur me 215 km/h

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 9:58

    Fation Kuqari, është një nga emrat më të njohur të emisionit “Përputhen”, i cili nuk doli çift nga programi.


    Megjithatë, pavarësisht se ka kaluar kohë, ‘fama’ e tij është ende në qarkullim, pasi shumë programe të tjera i kanë dhënë mundësinë që ai të jetë pjesë.

    Megjithatë, duket se i riu nga Fieri, nuk e kupton rëndësinë e famës dhe impaktin që ka tek qytetarët. E themi këtë , pasi mbrëmjen e djeshme, ai ka publikuar video në Instagram, ku shihet teksa vozitë me mbi 215 km/h, me makinën e tij tip “Audi”.

    Videon e ka postuar në instastory. E teksa të gjithë kërkojnë një sensibilizim, të famshmit që numërojnë mijëra ndjekës, japin të tillë shembull të qarkullimit në rrugë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!