×
  • Show Time
  • Show Time

    I ‘burgosuri’ i famshëm që bëri bujë në rrjetet sociale, Jeremy Meeks është ‘single’

    Reporteri
    02 Qershor 2019 | 12:35

    34- vjeçari Jeremy Meeks u bë mjaft i njohur kur në kohën sa ishte i burgosur u shfaq një foto e tij nga policia, shkruan Mirror.


    Më pas gjithçka ndryshoj në jetën e tij, fama e papritur që i erdhi atij padyshim se shkaktoi ndryshime drastike në jetën e tij.

    Spekulimet për ndarjen e tij nga e dashura e deri tanishme, Chloe Green kanë ardhë si pasojë që Jeremy në vend se të ishte në Monako në festën e ditëlindjes së parë të djalit të tyre, ai gjendej në Los Anxhelos.

    Jeremy, i cili fitoi nofkën e tij “hot felon” pasi u kap me armë zjarri në vitin 2014, ka qenë vazhdimisht i detyruar të mohojë se ai dhe Chloe ishin ndarë gjatë dy muajve të fundit.

    Chloe dhe Jeremy u bënë prindër të një djali më 29 maj 2018, që e pagëzuan me emrin, Jayden Meeks-Green.

    Çifti së pari konfirmoi romancën e tyre në vitin 2017 kur u shfaqën fotografi në një jaht së bashku në Turqi.

    Jeremy ishte ende i martuar ligjërisht me gruan e tij të çuditshme Melissa, me të cilën ai ndan dy fëmijë me të, në atë kohë.

    Chloe pritet që në një ditë të trashëgojë një pjesë të perandorisë së modës prej 3.8 miliardë dollarëshe të Sir Philip, e cila përfshin Topshop, Topman dhe Dorothy Perkins.

    Në incidentin më të fundit, 34-vjeçari u fotografua krah në krah me modelen rumune Andreea Sasu në dy ngjarje të veçanta që mbanin Festivalin e Filmit në Kanë dy javë më parë.

    E që dyshohet se ajo është shkaku që çifti po e mbyllin romancën e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!