×
  • Show Time
  • Show Time

    Karantin Gashi, sonte prej orës 22:00 në Reporteri

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 20:05

    Visar Dërmaku, i njohur deri më sot si personazhi ‘Gani Gërmia’, rikthehet me një personazh të ri. ‘Karantin Gashi’ prej sonte në ora 22:00 në Reporteri.net.


    Gjatë këtyre ditëve qëndrimi në shtëpi, Gazeta Online “Reporteri.net”, ka menduar që t’u argëtojë me një personazh të ri.

    Prej sonte në ora 22:00, përmes Reporteri.net, ju do të njiheni me Karantin Gashin.

    Këtë personazh ua sjell Visar Dërmaku, që deri më sot e keni njohur si Gani Gërmia.

    Përmes skeçeve të tij, plotë satirë nga përditshmëria sociale dhe politike në vend, e mbyllur në karantina shtëpiake, tash e tutje do të keni edhe një arsyeje më shumë që të RRINI N’SHPI.

    Video e parë e Karantin Gashit do të publikohet sonte në ora 22:00, në faqen në Facebook të Reporterit, si dhe në kanalin Reporteri’ në YouTube.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!