Këngëtarja e njohur, Gerta Mahmutaj, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Trokit”, së bashku me partnerin e saj, Dj John Van Ride.
Gjatë intervistës, ata folën për projektin muzikor që kanë publikuar pak ditë më parës. Gjithashtu çifti tregoi edhe disa detaje nga jeta personale.
Gerta ishte ajo që zbuloi më shumë detaje rreth jetës së saj personale, ku nuk ngurroi që të fliste për ndërhyrjen e saj estetike në hundë.
Teksa ishte duke biseduar me moderatorin e emisionit, për projektin e ri muzikor, ajo kaloi një incident të vogël dhe Ermali nuk e la pa e ngacmuar.
Moderatori i thotë se kjo është nga syri i keq sepse të gjithë po pyesin nëse ke bërë ndonjë ndërhyrje estetike, shkruan panorama.
“Pse mo, s’kam qenë më e bukur më përpara? Po kam bërë hundën. Unë s’kam pasur me mëdyshje. Kam pasur të fiksuar në kokë që do e ndryshoja, isha e vendosur për ta bërë ndërhyrjen. Unë s’kam pasur asnjë problem, ishte e gjitha çështje estetike. Ishte i vetmi detaj në fytyrë që doja ta ndryshoja”, tha Gerta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.