×
  • Show Time
  • Show Time

    Këta janë aktorët dhe fytyrat tjera publike që garojnë në këto zgjedhje

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 23:13

    Adriana Matoshi, Lumnije Mikullovci e Shemsedin Dreshaj, janë në mesin e kandidatëve për deputetë.


    Të gjithë e njohin me emrin Sasa.

    Aktorja, Adriana Matoshi, që u bë e njohur me këtë rol tek një serial vendor, ka mundësi që shikuesit ta shohin shumë më serioze në paraqitjet e saj.

    Aktorja që është edhe fituese e disa çmimeve nderkombëtare, i ka hyrë politikës, duke ju bashkuar listës së Vetëvendosjes për deputete.

    Në këtë listë, Matoshi kërkon votën e qytetarëve, duke e bartur numrin 60.E fushën e aktrimit, pritet ta lë edhe një personazh tjetër.

    24 numra më poshtë në listën e VV-së, gjendet ajo që shkroi skenaret e disa prej serialeve të pasluftës.

    Lumnije Mikullovci, do të tentojë ta vazhdojë rrugën e bashkëshortit, Ademit, duke kërkuar votën për deputete.

    Mikullovci më parë kishte punuar edhe si regjisore në Radio Televizionin e Kosovës.E sigurimi i Kuvendit të Kosovës, mund të ketë punë edhe me një aktore tjetër.Kjo pasi aktorja e moderatorja, Kaltrina Morina, që ka të postuara disa fotografi me armë gjatë xhirimeve të një filmi i është bashkuar listës se AAK-së, për deputete.

    Morina është radhitur si e 52-ta në këtë listë.

    Ndërkohë, radhëve të AAK-së, i është bashkuar edhe një mjek.

    Infektologu, Shemsedin Dreshaj, është radhitur menjëherë pas Ramush Haradinajt, në listën e këtij subjekti politik.

    E përveç aktorëve e mjekëve, një ulëse në Sallen Plenare, kërkon ta ketë edhe zhytësi i njohur, Ismajl Kasumi.

    Kasumi i është bashkuar listës së këtij subjekti, ndërsa mbanë numrin 104.

    Zgjedhjet që do të mbahen me 14 Shkurt, nuk janë të parat në të cilat kandidojne persona që kishin angazhim jashtë politikës.

    Në zgjedhjet e kaluara në garë për deputete kishte hyrë Eliza Hoxha.

    Kjo e fundit po synon edhe një mandat.

    E në ato të 2017-tës një ulëse në Kuvend e kishte siguruar edhe Labinot Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!