×
  • Show Time
  • Show Time

    Këtë veshje zgjodhi Rita, gjatë udhëtimit për në Kosovë

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 22:39

    Rita Ora arriti sot në Kosovë me një avion privat. Ajo nuk pritet që të mbaj ndonjë koncert në vendin tonë, por për çështje humanitare.


    E këngëtarja kosovare ka pasur të veshur një palë atlete, duke u dukur përsëri me stil, ashtu sikurse di ajo gjithmonë.

    Në një foto që ka bërë portali, lajmi.net, Rita shihet se është ngutur për të hyrë në makinë dhe për t’u larguar nga dalja VIP e aeroportit Adem Jashari.

    Rita është në Kosovë, si ambasadore e vullnetit të mirë, ku ajo me projektin më të fundit ka vendosur që t’i dalë në krah grave që janë viktima të dhunës.

    Ajo ka bashkëpunuar me firmën e njohur ndërkombëtare, Escada, për të cilët ka dizejnuar disa çanta ndërsa 15 euro nga shitja e çdo çante do të ndahen pikërisht për Kosovë.

    28-vjeçarja do të qëndrojë tri ditë në vendin tonë në kuadër të një misioni bamirëse dhe do të takohet me viktimat e dhunës seksuale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!