×
  • Show Time
  • Show Time

    Kim Kardashian takon në burg vrasësin e katër personave: Duhet të lirohet, është i pafajshëm

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 16:04

    Kim Kardashian West po vijon misionin për të përmirësuar sistemin e drejtësisë penale.


    Të enjten, ajo vizitoi të burgosurit në burgun “San Quentin” dhe publikoi disa fotografi.

    Ylli i “KUWTK” shpenzoi orë të tëra duke folur me Kevin Cooper, i cili është i burgosur për vrasjen e katër personave të një familjeje, përfshirë dy fëmijë. Kim Kardashian publikoi në Twitter fotografitë e saj me 61-vjeçarin Cooper.

    “Shpresoj që Kevin të lirohet pasi është urdhëruar që ti bëhet testi i ADN-së dhe unë jam mirënjohëse ndaj Guvernatorit Newsom që u ka dhënë fund dënimeve me vdekje në Kaliforni.

    Kisha një takim emocional me Kevin Cooper dje në burgun e San Quentin.

    Pashë që ai është i kujdesshëm dhe i sinqertë dhe besoj se ai është i pafajshëm për krimet për të cilat është dënuar”, shkruajti Kim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!