×
  • Show Time
  • Show Time

    Kjo është policja më e bukur në Gjermani

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 8:11

    Një oficere policie gjermane, e cilësuar si më e bukura në Gjermani, ka marrë së fundmi një ultimatum nga eprorët e saj: ose police ose modele Instagrami.


    34-vjeçarja, Adrienne Koleszár, një oficere policie nga Dresden, në Saxony, u “kurorëzua”dy vjet më parë si “policja më tërheqëse e Gjermanisë”.

    Adrienne tashmë është bërë një modele dhe influencuese Instagrami me 557.000 ndjekës që mahniten pas formave të saja.

    Gjatë gjashtë muajve të fundit ajo i ka kënaqur ithtarët e saj me fotografi të vetes nga e gjithë bota, pasi e ka kaluar kohën duke udhëtuar.

    Lidhur me ultimatumin që ka marrë, ajo është shprehur në rrjetet e saj sociale: “Nuk do të pranoj mëshirën e Free State of Saxony, unë jetoj me kursimet dhe aktivitet që bëj në mediat sociale.”

    Pas një takimi me eprorët e saj këtë javë, asaj i është thënë që ose do kthehet në punë me kohë të plotë në janar ose duhet të japë dorëheqjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!