×
  • Show Time
  • Show Time

    Konfirmohet pjesëmarrja e këngëtarit të madh në festivalin ‘Sunny Hill’

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 8:15

    Këngëtari dhe DJ i njohur botëror do të performojë në festivalin ‘Sunny Hill’.


    Festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës “Sunny Hill”, edhe këtë vit pritet të mbahet në parkun e kryeqytetit të Kosovës, Gërmi, me 2,3 dhe 4 gusht.

    Emra të njohur të estradës shqiptare dhe atyre botëror do të ngjiten në skenë ku pritet edhe t’a ‘elektrizojnë’ publikun.

    Një prej emrave që do të jetë i pranishëm është edhe këngëtari dhe Dj i famshëm Carvin Harris.

    Kjo u bë e ditur nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të festivalit në Instagram, aty ku pëlqimet e komentet nuk kanë munguar, gjë që tregon se interesimi është shumë i madh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!