×
  • Show Time
  • Show Time

    Kosova i hyn në hak Agnesa Vuthajt: U përfol se e ka të dashur miliarderin, ajo ishte me të për ta siguruar njohjen nga Nigeria

    Reporteri
    13 Janar 2020 | 22:47

    Ditën e sotme në media u raportua për lidhjen e dashurisë të Agnesa Vuthajt me një miliarder indian, Chetaan Sandesara.


    Për këtë ka reaguar vet Agnesa Vuthaj përmes një shkrimi të gjatë në llogarinë e saj në Instagram.

    Ish Miss Kosova ka hedhur poshtë çdo gjë, duke shpjeguar se thjesht ka raporte pune-biznesore me të, duke qenë se punon për kompaninë e tij, pasi miliarderi indian ka biznese në gjithë botën.

    Vuthaj gjithashtu ka shkruar se ajo po punon për njohjen e Kosovës nga shteti i Nigerisë. Madje familjen e Chetaan Sandesara i quan familje e dytë.

    Agnesa përpos këtyre, ka publikuar dhe një video me bashkëshorten e miliarderit indian, duke shpjeguar se në udhëtimin me avion privat ishte prezente dhe vet ajo.

    Reagimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!