×
  • Show Time
  • Show Time

    Kosovari Dio Dragaj afër fitores në “The Voice Kids” të Gjermanisë, i duhet përkrahja

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 20:00

    Dio Dragaj është emri më i ri shqiptar që pritet të shijojë suksese në arenën ndërkombëtare në muzikë.


    Talenti kosovar ka arritur që pas disa performancave të mrekullueshme të sigurojë pjesëmarrjen në finalen e “The Voice Kids” të Gjermanisë.

    14-vjeçari, që është edhe i biri i Adnan Dragajt, ish-frontmenit të grupit të njohur “Humus”, në audicionet e fshehta kishte bërë që anëtarë të jurisë edhe të ngriheshin në këmbë duke kërkuar që ai të bëhej pjesë e grupeve të tyre.

    Dragaj do të paraqitet në finalen e madhe të dielën e 21 prillit me fillim prej orës 20:15 në kanalin televiziv SAT1, ku edhe do të kuptohet si mund të votohet nga publiku për kosovarin.

    Disa nga performancat e shkëlqyeshme të tij mund t’i ndiqni më poshtë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!