×
  • Show Time
  • Show Time

    Kourtney Kardashian habit me deklaratën e saj: Sot do të isha me ish-bashkëshortin, nëse…

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 14:09

    Kourtney Kardashian beson se ekspozimi i marrëdhënies së saj me ish-bashkëshortin, Scott Disick, tek “Keeping Up With the Kardashian” luajti një rol të madh në ndarjen e tyre.


    Çifti u takua për herë të parë në vitin 2006 dhe kanë pasur shumë ulje e ngritje derisa i dhanë fund çdo gjëje në vitin 2015, shkruan “Daily Mail”.

    Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, 42-vjeçarja tha se nëse nuk do të kishin marrë pjesë në shfaqjen e njohur, atëherë do të kishte pasur një shans që marrëdhënia e tyre t’i rezistonte sfidave të ndryshme.

    E pyetur nëse marrëdhënia e tyre do të kishte qenë ndryshe nëse nuk do ta kishin ekspozuar aq shumë në ekran, Kourntey u përgjigj: “Ndoshta”.

    Scott prej kohësh ka pasur probleme me varësinë ndaj drogës dhe alkoolit, prandaj ka qenë disa herë në rehabilitim.

    Kourtney e ka mbështetur atë gjithmonë, pasi dyshja kanë edhe tre fëmijë bashkë: Mason, 11 vjeç, vajzën Penelope, 8 vjeç dhe Reign, 6 vjeç.

    Aktualisht, Scott është në një lidhje me 19-vjeçaren, Amelia Hamlin, ndërsa Kourtney po shijon romancën me mikun e saj prej vitesh, Travis Barker.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!