×
  • Show Time
  • Show Time

    Kris Jenner u dhuron vajzave vetura mbi 30,000 dollarë për Krishtlindje

    Reporteri
    28 Dhjetor 2021 | 15:15

    Në familjen Kardashian/Jenner, për festat e fundvitit nuk kanë pranuar dhurata vetëm fëmijët por edhe të rriturit.

    Motrat e famshme njihen për dhuratat e veçanta që shkëmbejnë mes vete si dhe organizimin e festave ekstravagante brenda shtëpisë, por siç duket këtë vit, nëna e tyre vendosi t’ua bëjë dhuratat më të veçanta. Kris Jenner e cila çdo vit kujdeset t’i gëzojë fëmijët, nipat dhe mbesat e saj me sende të veçanta dhe të shtrenjta, duket se i ka tejkaluar pritjet e gjithë familjes me dhuratat e saj të fundit.

    Marrë parasysh të ardhurat që ka, nëna menaxhere e yjeve televizive, Kim, Kourtney, Khloe, Rob, Kendall dhe Kylie, këtë vit u ka blerë atyre 6 makina elektrike të tipit “Moke”.

    Padyshim që ky moment lumturie u postua në llogarinë sociale në Instagram nga Kim Kardashian.

    “O Zot, shiko dhuratat tona për Krishtlindje nga nëna ime”.

    Veturat kishin ngjyra të ndryshme, si rozë, verdhë, portokalli dhe e bardhë. Sipas 41-vjeçares, Kim, ajo dhe Khloe i kanë zgjedhur veturat me ngjyrë rozë, kurse ajo e bardhë e personalizuar më një vizatim interesant në të, i takon motrës së tyre të madhe, Kourtney.

    Supozohet që këto makina t’i kenë kushtuar Krisit rreth 33 mijë dollarë për copë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!