Kush i publikoi foto nga fëmijëria Ermalit?

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët që ka bërë për vete shumë njerëz me muzikën e tij.


Ai rrjedh nga një familje muzikantësh, pasi babai i tij, Sabri Fejzullahu, është një prej këngëtarëve më të njohur të gjeneratave të mëhershme.

Përveç kësaj familja e tij është e ndjekur shumë edhe nëpërmjet rrjeteve sociale, ku ata paraqesin pjesë nga jeta e tyre.

Së fundmi, ka qenë nëna e këngëtarit, Nera Fejzullahu, ajo e cila ka publikuar një fotografi të rrallë nga fëmijëria e të birit në InstaStory.

Fotografia që ka publikuar nëna e Ermalit, tregon periudhën kur ai ishte fëmijë dhe shfaqet shumë i lumtur derisa pozon me plis në kokë.

Kujtojmë se Ermali e kishte nisur karrierën e tij që në moshë të hershme, duke kënduar këngë për fëmijë.