
Këngëtarja Morena Taraku, ishte përfshirë në një sërë skandalesh me veturën “Bently” që ajo e kishte blerë në Gjermani e që më pas kishte rezultuar të jetë evjedhur.
Gazeta Sinjali ka arritur të sigurojë dokumentin me të cilin dyshohet se ajo kishte futur në Kosovë veturën e saj “Bently” pa paguar asnjë cent. Ajo me anë të këtij dokumenti kishte arritur ta dëshmonte se vetura është në pronësi të saj.
Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Sinjali, thuhet se pagesa prej 235 mijë eurove do të kompensohet me anë të reklamimit nga Morena Taraku, ndërsa nëse një gjë e tillë nuk bëhet deri në vitin e ardhshëm, atëherë duhet të kryhet pagesa.
“Bazuar në një parapagim shuma prej 235.000 euro do të kompensohet me marketing nga Morena Taraku për kompaninë tonë ose do të paguhet vitin e ardhshëm”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Gazeta Sinjali në të cilin figuron data e 14 tetorit të këtij viti.