×
  • Show Time
  • Show Time

    Kylie Jenner josh me format trupore në setin e ri fotografik

    Reporteri
    24 Tetor 2020 | 22:21

    Kylie Jenner është ndër figurat më të njohura ndërkombëtare, për të cilën flitet anembanë botës.


    Ajo gjatë ditës së djeshme (e premte) ka ndarë me fansat imazhe të shumta, ku dukej mjaft tërheqëse, shkruan Daily Mail.

    23-vjeçarja u shfaq në fotografitë e publikuara në Instagram, me një bluzë të shkurtër që i theksonte barkun e sheshtë.

    Për t’u kombinuar, ajo kishte zgjedhur që të vesh një palë pantallona të gjëra, që ishin me ngjyrë të zezë.

    Derisa merrte poza të ndryshme para kamerës, bukuroshes brune i është vënë në pah edhe një çantë e vogël në dorë.

    Padyshim që imazhe të tilla morën mijëra pëlqime dhe komente nga 198 milionë ndjekësi e saj.

    Kohëve të fundit emri saj është lakuar mjaft shumë në faqet rozë, pasi po aludohet se është rikthyer me Travis Scott.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!