×
  • Show Time
  • Show Time

    Kylie Jennerin e zë taksirati, bën aksident me makinë – nuk do ta njihni në këto foto

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 16:08

    Kylie Jenner është përballur me një incident aspak të këndshëm mbrëmjen e djeshme gjatë kohës që po shkonte në festën e Demi Lovatos organizuar me rastin e “Halloween”.


    Shoferi i makinës së saj është përplasur me një makinë tjetër dhe fatmirësisht aksidenti ka kaluar me një dëmtim të vogël të mjeteve.

    Nga fotot e siguruara nga “The Sun”, Kylie duket se është frikësuar shumë nga ngjarja, por më pas është qetësuar. Ajo ka qenë e ulur në pjesën e pasme të makinës bashkë me miken e saj të ngushtë, Anastasia Karanikolaou.

    Për shkak të incidentit dy shoqet nuk mundën të shkonin në festën e Lovatos, por ato të dyja u shfaqën me kostumet e tyre të “Halloween” më parë në rrjete sociale. Kylie dhe Anastasia rikrijuan momentin ikonik të puthjes së Britney Spears dhe Madonna në “MTV”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!