×
  • Show Time
  • Show Time

    Mc Kresha fotografohet me bashkëshorten dhe vajzën në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë

    Reporteri
    12 Shtator 2021 | 11:41

    Në qershor të vitit të kaluar Mc Kresha u bë baba për herë të parë.


    Reperi kosovar dhe bashkëshortja e tij, Erzina Shehu u bënë prindër të një vajze të cilën çifti e pagëzuan me emrin Iza.

    Ndonëse jetën e tyre po e ruajnë tejet private, duke mos e ekspozuar fare në rrjete sociale vogëlushen e tyre, Gazeta Online “Reporteri.net” ka arritur të sigurojë fotografi të familjes Fazliu në aerportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

    Ndryshe, Kreshnik Fazliu dhe Erzina Shehu kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në vitin 2019, me një aheng larg medieve, tejet privat, vetëm me rrethin e ngushtë familjarë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!