×
  • Show Time
  • Show Time

    Me gjasë ju kanë ikur këto fotografi: Si kënaqet në Sri Lanka këshilltari më i fuqishëm i Kryeministrit

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 18:41

    Sri Lanka është një vend shumë i preferuar për pushime. Jo edhe shumë njerëz arrijnë ta shijojnë diellin, detin dhe vendet e këtij ishulli në Azi. Por, ne “duhet të jemi krenarë” që edhe dikush nga Kosova ka shkelur në ato territore. Me gjasë nuk është i pari.


    Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Erolld Belegu, në dhjetor, kur acari kishte kapluar territoret tona kaloi disa ditë në motin e nxehtë të Sri Lankes.

    Biznesmeni i njohur, pronar edhe i lagjes ekskluzive “Marigona”, ku edhe jeton kryeministri, kënaqësinë që po e përjetonte ato ditë vendosi ta ndajë edhe me miqtë e tij në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Nuk duket se ka pozuar keq, por ndoshta, Belegut i duhet edhe pak më shumë fitnes.

    Erolld Belegu, përveç në biznes dhe tash së fundi në politikë, njihet edhe për organizime të ndryshme artistike, veçanërisht festivalit ‘VideoFesti Muzikor’, edhe pse duket se tashmë është anuluar si ngjarje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!