×
  • Show Time
  • Show Time

    Me një video nga studioja, 2 Ton paralajmëron këngën “Corazon”

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 22:12

    Reperi 2 Ton vazhdon të jetë aktiv në sjelljen e materialeve të reja muzikore gjatë kësaj vere.


    Në fillim të këtij muaji, ylli nga Ferizaj publikoi videoklipin e këngës “Qika” që numëron afro tre milionë shikime në YouTube.

    Ndërkohë, Arton Avdyli ka vazhduar me përgatitjen e realizimeve të reja muzikore.

    “Corazon” mban titullin kënga e radhës nga 2 Ton, e cila sipas reperit, do të publikohet së shpejti.

    Ai e ka publikuar një video nga studioja, në të cilën shfaqet duke e interpretuar këngën në ardhje.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by 2 Ton (@2tonofficial)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!