×
  • Show Time
  • Show Time

    Melinda aktivizohet në rrjetet sociale: “Kur s’ki çka bon n’shpi”

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 17:26

    Këngëtarja e njohur shqiptare Melinda Ademi njihet për këngët e bukura që ka sjellë dhe vazhdon të sjellë për publikun.


    Ajo përpos muzikës, njihet edhe si një femër tejet atraktive dhe aktive me paraqitjet e saj të ‘zjarrta’ nëpër rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

    Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ndiqet nga më shumë se 900 mijë ndjekës, duke publikuar vazhdimisht fotografi të cilat i mirëpresin fansat e saj.

    Së fundmi, kur koronavirusi ka izoluar pjesën më të madhe të njerëzve, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram ku shihet mjaft atraktive duke vënë në pah linjat bombastike trupore.

    “Kur s’ki çka bon n’shpi” , ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë që ka publikuar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!