×
  • Show Time
  • Show Time

    Mes nënës dhe Anitës, këtë zgjedhje bën Ramush Haradinaj

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 23:38

    Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin shumë të shikuar nga fëmijët, “Në kurthin e Piter Panit”.


    Ai nuk ka refuzuar tu përgjigjet pyetjeve nga më të ndryshme të fëmijëve, duke cekur ndër të tjerash edhe ngjarjet më famëkeqe nga jeta e tij si periudha e luftës, apo edhe Gjyqi i Hagës.

    I ngacmuar me pyetjen se në kë do zgjidhte në mes të nënës dhe bashkëshortes së tij, Anitës, kryeiministra tha se kjo e fundit ngelet një hap prapa kur bie fjala te kjo zgjedhje.

    “Nanën…”, ka thënë Ramushi në përgjigjen e tij, duke vazhduar sqarimin më tej duke u shprehur: “E di pse? E dua edhe Anitën, shumë, shumë, por nana ka mbetur pa babën tash, kështu që po i jap më shumë dashni asaj”.

    Përndryshe, u zbulua gjatë spektaklit se kjo pyetje ishte inicuar nga vet bashkëshortja e tij, Anita Muçaj-Haradinaj.

    E ftuara tjetër në mbrëmjen e së hënës në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”, ishte edhe këngëtarja e njohur, Bleona Qereti, e cila rrëfeu detaje të shumta nga jeta e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!