×
  • Show Time
  • Show Time

    Michelle Obama i jep këshilla Meghan Markle pas lindjes së djalit

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 19:14

    Ish zonja e parë amerikane, Michelle Obama i ka dhënë disa këshilla dukeshës së Sussex, Meghan Markle rreth faktit se si të mësohet të përshtatet tani që është në qendër të vëmendjes.


    “Ashtu si unë, Meghan ndoshta nuk e ëndërroi kurrë që ajo do të kishte një jetë të cilën e ka sot”, tha ajo.

    “Presioni që ndjeni – nga vetja dhe të tjerët dhe ndonjëherë mund të bëhet i tepërt. Këshilla e vetme që do t’i jepja asaj është që të mos ngutet për asgjë dhe t’i japë vetes kohë për gjithçka”, ka pohuar Obama raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

    Çifti mbretëror – Princi Harry dhe Meghan Markle janë bërë sot prindër të një djali.

    Lind djali mbretëror

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!