×
  • Show Time
  • Show Time

    Mijëra punëtorë shtiren si të sëmurë që ta shikojnë ‘Game of Thrones’

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 13:45

    Shefat anembanë Australisë janë paralajmëruar për ‘sëmundjet masive’ në stafin e punëtorëve derisa epizoda e parë e serisë së fundit të ‘Game of Thrones’ është lëshuar të hënën.


    Epizoda e serialit, që ka të bëjë me një botë mesjetare të quajtur Westeros, do të fillojë të hënën në ora 09:00 të mëngjesit në Australinë Perëndimore, kur punëtorët zakonisht fillojnë punën dhe në 11:00 në shtetet lindore, shkruan Reporteri.net

    Avokati i punës së Slater and Gordon, thotë se pret që shumë punonjës do ta marrin të hënën të lirë, raporton The West Australian.

    “Ata do ta bëjnë këtë ligjërisht duke marrë leje dhe ilegalisht duke gënjyer kinse janë të sëmurë… Mund të them se do të ketë një normë të madhe të njerëzve që do të marrin ditën e hënë pushim për ta shikuar ‘Game of Thrones’ sepse është e hënë, është e papërshtatshmë”, tha ai për botimin.

    Ai ka këshilluar njerëzit që mos t’i shmangin gënjeshtrat rreth sëmundjeve dhe në vend të kësaj të kërkojnë të lirohen apo të kërkojnë nga shefat e tyre për fleksibilitet si për shembull të fillojne më herët dhe të përfundojnë më herët.

    Kujtojmë që “Game of Thrones” mbetet një ndër serialet më të shikuara në botë dhe më të dashura për publikun./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!