×
  • Show Time
  • Show Time

    Modelja e parë myslimane që pozon me burkini në plazh

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 10:21

    Në industrinë e modës, produkteve kozmetike dhe bukurisë, gjithmonë e më shumë po ndiqet një tendencë e re, për të mos krijuar modele perfeksioniste apo të vendoset një standard bukurie.


    Gjithmonë e më shumë femrat mbipeshë po marrin më shumë vëmendje në setet fotografike, ato me ngjyrë gjithashtu dhe së fundmi modelja me origjinë nga Somalia, Halima Aden ka thyer një tjetër tabu. Ajo ka shkruar historinë si e para vajzë myslimane që pozon me burkini në plazh për numrin e ri të revistës “Sports Illustrated”.

    Në fotot e publikuara modelja 21 vjeçare shfaqet e veshur me hixhab dhe burkini të cilat janë kostume banje specifike për femrat myslimane. “Dua t’i dërgoj një mesazh komunitetit tim dhe të gjithë grave në mbarë botën, pavarësisht origjinës apo ngjyrës, le të bashkohemi të gjitha bashkë. Gratë myslimane duhet ta dinë se për to ekzistojnë rrobabanjot dhe edhe ato mund t’i bashkohen ndonjë ekipi notarësh dhe të marrin pjesë në klasat e notit në shkollë apo të shkojnë me miqtë e tyre në plazh”, është shprehur Halima

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!