×
  • Show Time
  • Show Time

    Modelja shqiptare ka për t’i thënë diçka presidentit Donald Trump

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 9:28

    Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Emina tashmë është e martuar me biznesmenin izraelit, Sam Nazarian me të cilin ka edhe dy vajza.


    Emina së fundmi, si qytetare e Amerikës, ka për t’i thënë disa fjalë presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

    “I dashur Trump… Më duhet t’i marr fëmijët e mi… Dhe shkaku juaj më duhet të pres 2 orë. Dhe as nuk mund të parkohem që të eci në këmbë. Vërtet?!!!”, janë fjalët e saj drejtuar Trump-it.

    Edhe pse është larg trojeve shqiptare, Çunmulaj nuk ngurron asnjëherë të tregojë dashurinë e madhe që ka për vendin e saj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!