Monda paralajmëron këngë të re për dasma

Ndonëse ende nuk po dihet se a do të këtë dasma sivjet për shkak të pandemisë Covid19, një gjë po dihet me siguri, se këngëtarja Monda së shpejti do të publikojë këngën e re, pikërisht për dasma.


Kështu ka paralajmëruar vet këngëtarja përmes faqes së saj në facebook.

“Së shpejti një këngë e re për dasma. Live nga incizimi i këngës: ,,Tortë dhe shampanjë’’”, ka shkruar ajo, derisa ka publikuar një foto nga incizimi në studion e Hekuran Prenaj.

Ndoshta ky mund të quhet një ogur i mirë që dasmat të nisin në Kosovë.