Dy ditë më parë ndërroi jetë një nga miqt më të mirë të Morena Tarakut, Eronit Sermaxhaj.
I riu kishte katër vite që po përballej me një sëmundje të rëndë, por që nuk arriti dot ta mundte, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Sot (09.09.2021) të riut nga Gjilani i ju dha edhe lamtumira e fundit, e në ceremoninë mortore ishte e pranishme edhe Morena Taraku.
Në Instagram ajo ka publikuar një fotografi të varrit të të ndjerit, derisa ka shkruar:
“Veç deshta me të tregu se të dua shumë, dhe të lumtem kujdesu për veten derisa të takohemi sërish”, ka shkruar Morena.
Për vdekjen e të riut reagoi edhe ish-zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, i cili Eronitin e kishte nip.
“Të nderuar familjarë, miq dhe shoqëri, ju njoftoj se pas një sëmundje të rëndë dhe përpjekjes rreth katër vite për ta mposhtur sëmundjen, nipi im Eronit Sermaxhaj nuk ja doli dhe sot ndërroi jetë. Shpirti i jotë i njomë u bëftë dritë në xhehnet. O nipi jem daja ka dhimbje t’madhe per nipin”, ishte shkrimi i ish-zëvendësministri./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.