Morena u përgjigjet mediave që shkruan se ajo është në lidhje me miliarderin holandez

Ditën e djeshme në të gjitha mediat u shpërnda me shpejtësi lajmi se këngëtarja shqiptare Morena Taraku është në një lidhje me reperi holandez me origjinë arabe, Jalal Oba.


Ajo në rrjetin e saj social “Instagram” ka shpërthyer me fyrje dhe akuza nga Gazetave.

“E di çka kam për juve, kurgjo më shumë se një: (gishti mesit). Jeni kot dhe kot keni për të qenë o turpi Kosovës, gazetar pa shkollë… Jalal është si vëllai im dhe ne kemi një këngë bashkë asgjë më shumë. E di që ju intereson jeta ime private por është shumë e shtrenjtë, s’keni mundësi me ble info për atë. S’di pse merreni me mua kur unë nuk jetoj në Kosovë e një ndër arsyet është se kurrë nuk më përkrahët, pse nuk shkruat që mora çmim para dy ditëve në mesin e 80 milion banorëve??? Po edhe një pyetje kam unë, kam këngë me të madhin Sabri Fejzullahu, pse nuk bëtë ndonjë lajm që jam në lidhje me të?! Hahahah sa turp që jeni. Një gjë tjetër ju them se tashmë jam me menaxherin turk, çdo lajm që del kot do të paditeni se boll keni manipuluar me klikime që të fitoni 10 euro më shumë në ditë.”, ka përfunduar Morena.