Reperi shumë i dashur për publikun, Mozzik festoi dje ditëlindjen. Ai mbushi 25-vjeç dhe në ditën e tij të veçantë ka publikuar dy foto në Instagram.
Në fotot në fjalë reperi shihet me valixhe në duar dhe ka zbuluar se ka shkuar në Stuttgart, Gjermani. Mozzik ka veshur një bluzë, e cila po përflitet të jetë e Loredanës pasi ajo është shfaqur më herët e veshur me të.
Po ashtu, në foton e dytë dallon hija e fotografes që i ka shkrepur fotot, një bjonde për të cilën fansat mendojnë se është Loredana. Kjo pasi prej ditësh në rrjet po përflitet se dyshja janë bashkë. Ato u kapën mat duke bërë shopping dhe dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.