×
  • Show Time
  • Show Time

    Mozzik i del në krahë Kadri Veselit: Shkofsh e u kthefsh faqebardhë!

    Reporteri
    07 Nëntor 2019 | 17:57

    Reperi Mozzik përkrahë Kadri Veselin pasi ai ka treguar se është ftuar nga Gjykata Speciale.


    Gjatë ditës së sotme, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se ai është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë dhe se ai do të intervistohet më katër dhjetor të këtij viti.

    E ndër reagimet e shumta ishte edhe ai i reperit Mozzik.

    Reperi i njohur ka postuar në Instagram fotografi të Veselit, një nga ditët e sotme e një nga koha kur ishte pjesë e UÇK-së

    Mozzik shkruan: “Shko e u kthefsh faqebardhë! UÇK shkruhet, Liri lexohet!”

    Kujtojmë që Mozzik në të kaluarën kishte përmendur Veselin në njërën nga këngët e tij ku thotë: “Ta boj take it easy si Kadri Veseli”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!