×
  • Show Time
  • Show Time

    “M’u kërkua të bëja si i virgjër”, ish-konkurrenti i thotë të gjitha pas largimit nga “Përputhen”

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 14:00

    Marisi ka disa akuza pas largimit nga programi.


    Njëri prej konkurrentëve që nuk ka qenë shumë i zhurmshëm në “Përputhen” është Maris Lika, shkruan lajmi.net.

    Ai është larguar para disa javësh nga programi, duke mos gjetur ‘përputhje’ me ndonjërën nga vajzat e programit.

    I ftuar në “Expuls”, Marisi rrëfeu për eksperiencën e tij në emision dhe tregoi disa prapaskena të takimit të tij.

    Ai përmendi takimin që kishte me Sindin, duke thënë se iu kërkua të hiqej si djalë i ‘virgjër’.

    “Kam pasur një rast pas takimit me Sindin, mund të themi deri diku, nuk m’u kërkua drejpërdrejt, që të bëja rolin e djalit shumë të mirë, rolin e djalit të virgjër. Gjë e cila përveçse s’do të besohej, më vinte shumë turp. Jo se ka ndonjë gjë të turpshme, se mund të ketë ndonjë djalë, mosha 24, që s’ka pasur eksperienca. Ideja është që s’duhet të bësh gjithçka për pjesën e shout”, u shpreh ai.

    Marisi shton se nëse do ta bënte një gjë të tillë, do të kishte audiencë më të madhe, por që nuk pranoi.

    “Po ta kisha bërë këtë, është e vërtetë që do të kisha pasur një audiencë, një shikueshmëri ndoshta më të
    madhe, por që në fund të ditës unë kam një fytyrë dhe them të paktën të ruaj dinjitetin tim, fytyrën time kur të dal jashtë. Të mos ma bëjnë me gisht”, përfundoi ish-konkurrenti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!