×
  • Show Time
  • Show Time

    Një ditë gati sa nuk u ndanë, Fatma tregon arsyen e sherrit me Alfion

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 9:44

    Ata janë të dy personazhe jo pak të njohur në median shqiptare njëri për aftësitë e tij në kuzhinë dhe Fatma për aftësitë e saj si moderatore.


    Duket se qe kuzhina ajo që bashkoi dy të rinjtë dhe pikërisht emisioni Kripë dhe Piper ku edhe Fatma ishte e ftuar të gatuante me Alfion dhe Indritin.

    Që kur vendosën të mos e mbanin më të fshehtë dashurinë e tyre, Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani kanë rrëmbyer mjaft vëmendje dhe konsiderohen një cift mjaft I preferuar I showbizit. Mes tyre duket që ka mjaft harmoni, por ekziston dhe ndonjë moment fërkimesh, si tek të gjithë, në fund të fundit.

    Por Fatma tregoi tek “ Thumb“ se një ditë qenka grindur pak më keq. Kanë qenë duke bërë intervistë për një revistë, dhe kur gazetarja e ka pyetur se cfarë mendon për emisionin e partneres, ai është përgjigjur: ‘Nuk e kam parë asnjëherë’

    Moderatorja është mërzitur shumë, e s`kanë folur dy ditë, madje sic rrëfeu, ka qenë gati edhe të ikë nga shtëpia. Megjithatë, në fund rrëfeu se patneri është mjaft romantik e i ka shkruar dhe letra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!