×
  • Show Time
  • Show Time

    “Një problem që po shfaqet live në një program me miliona shikues”, deklarata e Fifit e cila vuri në siklet të madh Arbana Osmanin

    Reporteri
    13 Tetor 2021 | 18:56

    Ndonëse gjithmonë banorët e Big Brother vihen në siklet, kësaj radhe nuk ka ndodhur ashtu.

    Një gjë e tillë mbrëmë ka ndodhur edhe me moderatoren Arbana Osmani, gjatë një bisede me Fifin, shkruan Reporteri.net.

    Banorët që u dënuan nga Big Brother, patën kohë vetëm 5 minuta të mblidhnin gjërat që ju duheshin, pasi do të qëndrojnë dy ditë në një ambient krejt tjetër.

    Fifi është ankuar për shkak se i ka harruar pecetat higjienike femërore pasi Arbana i tha se nuk mund të marrin më asgjë.

    “Ky është një problem të cilin vëllai i madh do ta mendoj se si do ta rregullojë. Një problem që po shfaqet live në një program me miliona shikues që janë me këtë shqetësim të Fifit. Nga sot e tutje, të gjithë dimë pak më shumë se ç’duhet për ty Filloreta” – është shprehur Arbana duke qeshur e në siklet.

    Teksa Fifi vazhdonte të fliste, Arbana është kujdesur që ta ndërrojë temën e bisedës pa e zgjatur më shumë mungesën e pecetave higjienike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!