×
  • Show Time
  • Show Time

    Noizy arrestohet nga Policia e Kosovës

    Reporteri
    16 Dhjetor 2021 | 10:44

    Reperi Noizy mbrëmë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

    Lajmi për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar, zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë e gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, tha zëdhënësja, Flora Ahmeti.

    Noizy ka qëndruar disa ditë në Zvicër, ku edhe ka publikuar fotografi të ndryshme nën shoqërinë e aktorit, Blerim Destani dhe reperit, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!