×
  • Show Time
  • Show Time

    “Nuk patën tjetër gjë të më japin, më dhanë një portokall”, Bebe Rexha emocionohet nga gjesti i familjes nga fshati Bubq

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 16:08

    Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, po viziton Shqipërinë duke publikuar kështu pamje të shtëpive të cilat janë shkatërruar nga tërmeti që preku shumë vende të Shqipërisë.


    Rexha pak para disa minutave ka deklaruar se pas vizitës së shtëpisë së familjes së Musës nga Shqipëria, merr përsipër rindërtimin e shtëpisë së tyre.

    Pas publikimit të disa videove në Instastorie, nuk mungoi as një video që preku zemrat e të gjithëve.

    “Familja e Musës nuk patën aq të më jepnin, më dhanë një portokall”, ka thënë Rexha në video.

    Ndryshe, këngëtarja ka hapur edhe një llogari, Fondacioni After the earthquake, Help Albania.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!