×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas kaq muajsh pa u parë, më në fund Mozzik bashkohet me Hanën

    Reporteri
    23 Maj 2020 | 17:27

    Prej disa muajsh, Mozzzik nuk kishte mundur ta takonte vajzën e tij, Hana për shkak të periudhës së izolimit.


    Megjithatë me anë të disa postimeve në ‘Instastory’ reperi ka treguar se ka mundur të udhëtojë dhe të takojë të voglën e tij. Ai ka ndarë disa foto me Hanën, duke treguar se mezi e ka pritur këtë moment kaq të dashur.

    Kujtojmë se reperi ka treguar se e takon rregullisht vajzën e vogël, e cila është një kopje e tij.

    Ndonëse artisti i dha fund lidhjes së dashurisë me Loredanën, ai vazhdon të takohet me të për shkak të vajzës së tyre, për të cilën kanë pohuar se bëjnë gjithçka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!