×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas shumë përpjekjeve në gjykata, Brad Pitt fiton kujdestarinë e fëmijëve

    Reporteri
    27 Maj 2021 | 10:42

    Brad Pitt iu dha kujdestaria e përbashkët e fëmijëve të tij me Angelina Jolie pas një beteje të gjatë në gjykatë me arsyetimin se Jolie nuk kishte fakte dhe i mungonte besueshmëria.


    Aktori 57-vjeçar ka luftuar në sistemin gjyqësor për gati pesë vjet për të marrë të drejta të barabarta për gjashtë fëmijët që ndan me ish-gruan e tij.

    Një burim i tha DailyMail.com: “Ai është lehtësuar aq shumë. Synimi i tij i vetëm është të kalojë më shumë kohë me fëmijët”.

    Jolie dhe Pitt janë prindër të gjashtë fëmijëve, pesë prej tyre të mitur: Maddox, 19, Pax, 17, Zahara, 16, Shiloh, 14 dhe binjakët Vivienne dhe Knox, 12.

    Pas muajsh dëshmie nga dëshmitarë dhe profesionistë të shërbimeve të fëmijëve që intervistuan fëmijët e tyre, gjykatësi John Ouderkirk thuhet se i bëri të qarta mendimet e tij mbi vendimin, sipas Page Six.

    “Pati një ndryshim të rëndësishëm në marrëveshjet e kujdestarisë bazuar në një vendim jashtëzakonisht të hollësishëm të bërë nga gjykatësi,” tha një burim.

    “Brad thjesht po përpiqej të kishte më shumë kohë me fëmijët e tij – dhe ka qenë e qartë që Angelina ka bërë gjithçka që është e mundur për ta parandaluar këtë.”

    Burimi shtoi: “Ky gjyq zgjati për disa muaj dhe kishte shumë dëshmitarë, ekspertësh, terapistësh dhe njerëz të tjerë që kanë qenë me fëmijët dhe përreth tyre, dhe vendimi u bazua në këtë”.

    Aktorja 45-vjeçare thuhet se do të vazhdojë luftën e saj ligjore dhe tha se vendimi i gjykatësit ishte më shumë një ‘vendim paraprak’.

    “Kujdesi i përbashkët nuk është çështja për të cilën Angelina kundërshton, kishte çështje të tjera shqetësuese, por procedurat gjyqësore janë mbyllur dhe vulosur,” tha burimi.

    Burimi shtoi: “Ka pasur një urdhër sigurie që lidhej me aranzhimet e mëparshme të kujdestarisë, që është publike, dhe orari i fëmijëve është vendosur nën juridiksionin e ndarjes së shërbimeve familjare për më shumë se tre vjet”.

    Angelina u përpoq të shkarkojë gjyqtarin privat që ata kishin punësuar për të vendosur mbi çështjen në dokumentet e paraqitura në Gjykatën e Dytë të Apelit të Kalifornisë të hënën.

    Avokatët e Jolie argumentuan se gjykatësi ‘nuk ka arritur të konsiderojë në mënyrë adekuate … kontributin për përvojat, nevojat ose dëshirat e tyre,’ që është në kundërshtim me një kod ligjor shtetëror që lejon të miturit 14 deri në 17 të dëshmojnë.

    Ekipi juridik i fituesit të Oskarit i tha gjykatës së apelit se gjyqtari ka neglizhuar ta lejojë atë të paraqesë në gjykatë prova që flasin për sigurinë dhe mirëqenien e të miturve, të cilat janë ‘prova kritike për të bërë çështjen e saj’.

    Ekipi ligjor i Pitt hapi zjarr, duke thënë se kryetari i trupit gjykues ‘ka kryer një procedim të gjerë gjatë gjashtë muajve të fundit në një mënyrë të plotë, të drejtë dhe arriti një vendim dha urdhër paraprak pasi dëgjoi nga ekspertët dhe dëshmitarët e mundshëm’.

    Jolie bëri kërkesë për divorc në 2016 – duke cituar ‘shëndetin e familjes’ – pas një konflikti në një fluturim privat nga Franca në Los Angelos në të cilin ajo akuzoi Pitt për sjellje abuzive ndaj djalit Maddox, i cili ishte 15 vjeç në atë kohë .

    Brad nuk u përball me asnjë akuzë në lidhje me incidentin mes hetimeve nga FBI dhe shërbimet sociale.

    Angelina dhe Brad u takuan ndërsa punonin në setin e Mr. & Mrs. Smith në 2004 ndërsa ai ishte i martuar me Jennifer Aniston.

    Të dy aktorët pretenduan se nuk ishte pabesi pavarësisht se u dashuruan ndërsa punonin së bashku, dhe Aniston bëri kërkesë për divorc në Mars 2005 pas pesë vjet martese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!