×
  • Show Time
  • Show Time

    Pasi i vdiq menaxheri, Azet pranë vendimit të madh

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 16:39

    Mëngjesin e së shtunës, opinioni u trondit me humbjen tragjike në moshë të re të Sefa Kayas, menaxher i reperit Azet.


    Sefa humbi jetën nga një vetaksident i shkaktuar në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

    Ai kishte ardhur për t’i finalizuar të gjitha datat e koncerteve të Azetit përgjatë Korrikut dhe Gushtit në Kosovë.

    Jo zyrtarisht, flitet se reperi i tronditur nga kjo humbje e cila siq u shpreh vetë tingëllon ende ‘e pabesueshme’ po shqyrton anulimin e të gjitha koncerteve të cilat ishin caktuar pikërisht nga miku i tij tashmë i ndjerë.

    Mbetet të shihet përfundimisht nëse Azet do t’i mungojë fansave këtë verë apo do e kthejë dhimbjen në forcë për suksese të reja, pa dyshim ashtu siç do të donte Kaya, me të cilin reperi rrugëtoi në karrierë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!