×
  • Show Time
  • Show Time

    Person i ri, zakon i vjetër: Puthje dhe shpulla për Beatrixën njësoj si me Bora Zemanin

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 23:44

    Takimi i Donald Veshajt dhe Bora Zemanit në shtëpinë e Big Brother VIP numëron miliona klikime në rrjete sociale, derisa sjellja e Donaldit atë natë u komentua shumë.

    Ajo për të cilën u përfol aktori atë kohë ishte për gjestet e tij ku e puthte moderatoren dhe më pas e gjuante me shpulla në formë loje.

    Por, duket se tani për këtë gjest të tillë thjesht ka ndërruar personin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Aktori të njëjtën gjë e ka bërë sot edhe me Beatrixën gjatë dasmës së improvizuar nga Big Brother.

    Donaldi derisa po e puthte Beatrixën, ai e gjuan edhe me shpulla, njësoj siç bëri edhe me Bora Zemanin kur e takoi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!