Dy javët e para të Big Brother VIP Albania, Bora Zemani surprizoi mikeshën e saj më të mirë, Semi Jaupajn.
Arbana Osmani i dha mundësinë asaj ta takonte edhe ish të dashurin Donald Veshaj, duke qenë se ky i fundit kishte bërë deklarata të forta me fillim, se e do dhe e merr malli për moderatoren, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Natën kur të dy u takuan, publiku u çmend pas tyre, ku edhe shumë figura të njohura pëlqyen historinë e tyre të dashurisë.
E një nga to ishte edhe Beatrix Ramosaj, e cila kohëve të fundit nuk po i ndahet në asnjë sekond Donaldit.
Në foton që Bora kishte publikuar atë natë që u fut në BB VIP, Beatrix kishte shkruar se i ka çmendur edhe komshitë duke bërtitur, nga dashuria që dyshja kishin për njërin tjetrin.
“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh. Me zemër në dorë dje i çmenda komshit duke bërtit. Të dua zemër”, kishte shkruar Beatrix në postimin e Zemanit në Instagram./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.