Ndër grimeret më të famshme në Kosovë, Sellma Kasumoviq është përfshirë padashje në çështjen e vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe dhe atyre nga Bosnja.
Ajo ka deklaruar se pasi e “inkuadruan” në politikë e mbështet vendimin e kryeministrit 100 % taksë ndaj produkteve serbe dhe atyre nga Bosnja.
E gjitha ka nisur pasi pasi është kritikuar shumë për një koment që i ka bërë në Instagram vajzës së kriminelit serb, Arkan.
Sellma është mbrojtur duke thënë se nuk e dinte që bëhej fjalë për vajzën e Arkanit, transmeton Reporteri.net.
“Faqja menaxhohet nga disa admin dhe une nga ju sot e kuptova se kush ishte vajza qe e paskemi komentuar”, ka shkruar ajo në Instagram.
Sellma më tej ka pohuar se ka përkatësi shqiptaro-boshnjake, dy popujve që kanë përjetuar tragjedinë më të madhe në Ballkan. /Reporteri.net/.