×
  • Show Time
  • Show Time

    Pyetet për Klevin shumë herë, refuzon të përgjigjet Soni: Ke katër herë që më pyet…

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 9:42

    E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Soni Malaj nuk u shpëtoi dot as pyetjeve ngacmuese për jetën private. Pak javë më parë, e ftuar në “E diela shqiptare”, këngëtarja tha se prej një viti ajo dhe partner ii saj, Klevi kanë nisur të bashkëjetojnë. Por sot, me gjithë këmbënguljen e moderatores së programit, Soni refuzoi të përgjigjej drejtpërdrejt për Klevin.


    Kështu, ndërsa Rudina Magjistari e pyeti se si e ka pritur Klevi baladën e re me të cilën ajo konkurron në Këngën Magjike, Soni nuk preferoi të përgjigjej, por tha se familja e mbështet.

    “Cilat kanë qenë përshtypjet e para të njerëzve të tu më të afërt në lidhje me baladën e fundit? Si e kanë pritur ata?” ishte pyetja e Rudinës, së cilës Soni iu përgjigj: “E kanë dëgjur dhe obobo teksti, se mos e marrin sikur e ke personale.”

    Por pyetja tjetër e Rudinës ishte edhe më konkrete:

    – Ky ka qenë komenti i Klevit?

    – Jo komenti i familjarëve, por e kanë pritur shumë mirë. Pastaj më thanë po ti na the që nuk do marrësh pjesë. E kam treguar shumë vonë si gjë.

    – Po Klevi, jam kurioze, sepse aty është një baladë që flet për një ndarje, “Versioni im”, çfarë nuk i thua atij të shkretit andej matanë, kështu si ka qenë komenti i tij në lidhje me tekstin e këngës?

    – Kënga është pritur gjithmonë shumë mirë domethënë, e dinë që po bëra unë një baladë, do e bëj një baladë shumë të mirë.

    – Dhe jo gjithmonë është personle, Klevi është mësuar me një gjë të tillë. Të mbështet gjithmonë apo jo?

    – Po, familja më mbështet.

    – Me Klevin bashkëjetoni më duket, kështu është thënë tek ‘E Diela Shqiptare’?

    – E shoh që ti ke nja katër herë që po e përmend, sot jemi për “Këngën Magjike” dhe unë jam më shumë e fokusuar aty…

    Këngëtarja tha se gjithmonë ajo është treguar e kujdesshme për jetën private, madje edhe për vajzën, Ana, të cilën asnjëherë nuk e ka publikuar në rrjetet sociale derisa ajo ta vendosë vetë një ditë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!