×
  • Show Time
  • Show Time

    Ramushi e Anita shfaqen sërish duke u puthur në TV

    Reporteri
    24 Tetor 2022 | 23:29

    Anita Haradinaj ka pasur një spektator të veçantë gjatë provave në një spektakli vallëzimi.

    Bashkëshorti i saj, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte për ta ndjekur teksa kërcente.

    Pasi shijoi performancën e gruas së tij, mes çiftit Haradinaj u shkëmbyen disa puthje. Ish-kryeministri i Kosovës nuk ngurroi që të shprehte vlerësimin e lartë për bashkëshorten e tij.

    “Shumë e mirë je, shumë e guximshme. Kjo për mua është krejt ndryshe!”, ka thënë ndër të tjera Ramushi.

    “Do të doja që ti të kërceje me mua aty, të bësh një dy padjeshka”, ia ka kthyer Anita.

    “Për aty nuk e di më kërcy, tashi që ke mësuar ndoshta. Sa e mirë je e dinë të gjithë!”, ka thënë Ramushi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!