Dalja e Arditit dhe rikthimi i tij sërish në Big Brother, ka trazuar ujërat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Arditi gjatë qëndrimit të tij ka pasur përplasje me disa nga banorët, ndërsa më i fundit është Donaldi.
Ndërhyrja e Arditit në një diskutim që po bëhej në shtëpi, ka acaruar Donaldin, i cili nuk u rezervua që t’i kthehej edhe me ofendim.
“Ti je i shpifur”, kështu i është drejtuar Donaldi-Arditit, ndërsa vazhdoi me ironi duke i thënë që të shkonte e të shihej në pasqyrë.
Debati Donald-Ardit:
Donaldi: Ti je i shpifur o plak, të betohem je i shpifur plako, se ke problem e di. Ec dil te pasqyra dhe shikohu.
Arditit: A Donald, a Donald.
Donaldi: Ik dil atje te pasqyra tani.
Arditi: Dal në pasqyrë se e kam shumë qejf ta shoh veten se jam i shpifur.
Donaldi: Eee të pëlqen vetja ty? Se ke problem ti as të jesh i shpifur
Arditi: Shumë se jam i shpifur. Njerëzit më pëlqejnë kështu siç jam i shpifur.
Donaldi: Të pëlqejnë prandaj dole dje të shpëtoi bileta.
Arditi: E thash zoti është i madh.
Donaldi: Zoti jo njerëzit, po njerëzit të nxorën dje.
Arditi: Ska lidhje njerëzit më duan dhe unë e kam treguar.
Donaldi: Do kesh bërë mirë edhe ti diku. /tch
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.